“Braktisi” gjigantin e të brendshmeve, Bella Hadid tregon arsyen e rikthimit tek Victoria’s Secret: Më dëshmuan se …

Dec 3, 2021 | 11:35
SHPËRNDAJE

Bella Hadid është kthyer tek Victoria’s Secret. Supermodelja sfiloi për tre vite radhazi për gjigantin e të brendshmeve në 2016, 2017, 2018.

bella hadid15

Por ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, duke u bashkuar me kolegët e saj të cilët akuzuan drejtuesin e markës së njohur, Ed Razek për sjellje të papërshtatshme.

bella hadid9

Sipas një artikulli të New York Times, 71-vjeçari Razek ngacmoi seksualisht dhe komentonte vazhdimisht trupat e modeleve, ndërsa Bella Hadid iu ishte drejtuar duke thënë: “Ke gjoks perfekt”.

bella hadid10

Megjithëse Razek i ka mohuar të gjitha akuzat, ai u largua nga Victoria’s Secret dhe kompania ka punësuar lidere të reja femra, si edhe ka ndërmarrë një strategji marketingu më gjithëpërfshirëse.

bella hadid11

Strategjia përfshin 25-vjeçaren, e cila iu është bashkuar grupit të ambasadoreve të markës, ku bëjnë pjesë shoqja e saj, Hailey Baldwin si dhe Priyanka Chopra, Megan Rapinoe, Naomi Osaka, si edhe shumë të tjera.

bella hadid3

“Ajo që më tërhoqi për tu rikthyer ishte se ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se Victoria’s Secret ka ndryshuar kaq drastikisht”, tha Hadid për Marie Claire.

bella hadid4 bella hadid1 bella hadid2 bella hadid6 bella hadid5 bella hadid bella hadid7 bella hadid8 bella hadid12 bella hadid13 bella hadid14

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura