Braho merr mandatin, tregon emrin e ish kryeministrit që e motivoi të shkonte në Parlament

May 11, 2018 | 18:44
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu si edhe pritej ka votuar sot unanimisht per dhenien e mandatit te deputetit, Spartak Brahos. KQZ ka votuar per dhenien e madatit me 7 vota pro.  Braho ze keshtu vendin e lene bosh nga Saimir Tahiri ne listen e Partise Socialiste ne qarkun e Tiranes.

Tre ditë më parë u firmos procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.

Pak ore para vendimit te KQZ-se, Braho ka treguar edhe arsyen perse ka vendosur ta marre mandatin e deputetit. spartak-braho

“Po do ta pranoj mandatin. Kam qe nga 96 qe kam qenë prezent ne listat e PS dhe dy legjislaturat e fundit deputet i saj. Kam patur dilema per ta pranuar por sa kohe aty qendron Berisha s’ka arsye te mos shkoj dhe une”, tha Braho per Top Channel.

Ky i fundit, aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:

“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura