Braho i LSI-së premton supriza: I kam për Berishën të enjten në Kuvend

Mar 3, 2015 | 15:05
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit te Sigurise Kombetare, Spartak Braho paralajmëroi supriza për seancën e së enjtes në Kuvend.

Spartak Braho

Në një prononcim për mediat ai tha se ish kryeministri Berisha duhet ta ketë të qartë që pasja dijeni dhe fshehja e informacioneve dënohet.

Braho iu referua deklaratës së Berishës pak minuta më parë kur tha se ishte në dijeni të tentativës për të vrarë Tom Doshin.

“Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Berishës për zbardhjen e kësaj çështje. Doktori të ruaj qetësinë, të enjten kam supriza për të në Kuvend”, deklaroi Braho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura