Braçe nxjerr kontratat: Në 2016 Balilit iu dha 20 ha tokë, PD: Doni t’i lini opozitës dobiçin në derë

Dec 14, 2017 | 19:06
SHPËRNDAJE

Me akuza të forta deputeti Edmond Spaho ka reaguar pas interpelancës së bërë mes deputetit te PS Brace dhe ministrit Peleshi.

Ne fjalen e tij deputeti Erjon Brace, foli mes te tjerash për kontrata për tokë bujqësore të dhëna në javën kur Klement Balili ishte në kërkim.

“Doni t’i lini dobiçin në derë opozitës për krerët e drogës që i keni mbajtur në sqetull që keni ndarë fitimet me ta. Folët këtu se Klement Balilajn po na e mbroka opozita, kush e emëroi drejtor Balilajn, e ka emëruar Rama, ja ku është e të japër përgjigje, opozita e ka denoncuar që në maj 2014, me akuzën qeshi Rama, bënte humor me opozitën. Ta arrestoni jo për tokë, por se është baroni i drogës së rajonit e ka nxjerrë dhe CNN, doni ta arrestoni për tokë bujësore ju, arrestoni Tahirin që e morët në mbrojtje”- tha Spaho.

kuvendsot

Akuza e Braçes, nxjerr kontratat per Balilin 

Gjate fjales se tij, deputeti Braçe nxori disa kontrata, sipas tij, të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016.

Ai teksa nxori nje dokument tha se ishte nje kontrate e nenshkruar më 20/5/2016 mes Mnistrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion.

“Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, tha deputeti.

Me tej, Brace foli edhe per nje tjeter kontrate te dates 6.7.2016, kete radhe per nipin e Balilit.

FOTOT/ Braçe interpelancë me Peleshin, ja pse opozita mungon në Kuvend

Seanca e sotme e Kuvendit te Shqiperise nisi me fjalen e deputetit socialist, Erjon Braçe, njeheresh kreu i komisionit te Ekonomise, qe ka thirrur ne interpelance ministrin e Bujqesise, Niko Peleshin.

Nderkohe qe Brace vazhdonte fjalen opozita nuk ka qene e pranishme ne salle. Ashtu si mund ta shihni edhe ne keto foto, vendet ne anen e opozites jane bosh.

kuvend

“Nuk jemi dekor për interpelanca false. Do të jemi në Kuvend pas interpelancës. Interpelancat e shumicës janë show”, deklarojnë deputetët e opozitës, raporton BW, duke shtuar se ata do te jene ne seance pas kesaj interpelance. kuvend1 kuvend3 kuvend4 rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura