Ristani flet në Kuvend, Braçe i bërtet Ditmir Bushatit: Pse qesh, ke mësuar të qeshësh?!

Feb 28, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një përplasje jo e zakontë ka ndodhur dje mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Erjon Brace/ Ditmir Bushati

Gjatë fjalës në Kuvend të deputetit të PD-së, Arben Ristani, i cili po ironizonte me sherret mes Kryeministrit Rama dhe deputetëve Doshi e Blushi, ministri Bushati ka nisur të qeshë.

Më herët, të njëjtin gjest ironizues Bushati e kishte bërë dhe gjatë fjalimit të deputetit socialist Xhemal Qefalia, i cili po fliste për rrezikun që po i kanosej vendit nga ISIS.

Në një kohë që Bushati po qeshte, Erjon Braçe ka bërtitur me zë të lartë, duke thënë: “Hë ore ministër, pse qesh?! Ke mësuar të qeshësh ëëë?!”. Ndërkohë që Bushati nuk reagoi duke thënë “Jo, jo”. Braçe e ka vijuar ironinë ndaj ministrit duke thënë: “Jo po thashë”.

Në këtë diskutim ka ndërhyrë dhe demokrati Helidon Bushati, i cili ka kërkuar nga ministri të përgjigjet:”Hë o Bushat përgjigju, pse rri? Apo t’i përgjigjem unë…(Qesh)”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura