Erjon Braçe hedh dyshime për koncesionin e rrugës Milot-Morinë

Jul 28, 2016 | 18:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe hedh dyshime për koncesionin e rrugës Milot-Morinë. Në një status në rrjetet sociale, ai shpreh rezervat e tij kundër koncesionit, që sipas tij madje mund të ketë edhe kosto të paimagjinueshme për qeverinë aktuale.

brace

Bashkimi i përkohshëm i shoqërive, kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” është oferta e preferuar për dhënien me konçesion të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë.

rruga e kombit

Lajmi e ka dhënë ministria e Transporteve, duke njoftuar se oferta e preferuar u shpall nga komisioni i vlerësimit në bashkëpunim edhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”.

Statusi i plotë i Erjon Braçes:

KONCESIONI I RRUGES MILOT-MORINE, PROVA UNIKE PER QEVERINE! (te pakten per mua eshte keshtu)

Koncesioni i rruges Milot-Morine, eshte nje ceshtje shume e madhe!! Per shkak te konotacionit politik; ESHTE NJE CESHTJE E BARAZVLEFSHME ME CESHTJEN E MIRNJOHUR, TE HETUAR E TE PA GJYKUAR, TE NDERTIMIT TE RRUGES RRESHEN-KALIMASH.

Edhe pse ekonomikisht, ne vlere eshte shume me pak, prapeseprape nuk zhbehet aspak nga kjo pikpamje.

Qeveria dhe qeverisja mund te marre nje kosto te paimagjinueshme nga ky koncesion. Ju e dini fare mire pikpamjen time per koncesionet ne teresi dhe nuk dua ti rikthehem atij diskutimi; per nje arsye-rrugen e pambaruar dhe tejet te rrezikshme nga Miloti ne Morine.

Por, treguesit ekonomik te krahasueshem te kesaj kontrate, natyrisht qe duhen diskutuar hapur, pa fshehur asnje detaj, patjeter edhe nga pikpamja ligjore por edhe nga pikpamja e barres per qytetaret.

Po lexoj cdo gje qe shkruhet e po degjoj cdo gje qe thuhet keto tre dite, perfshire edhe cfare thote ministria e Transportit. Por degjova tani Top Channel qe jep detaje te nje skandali te madh. Tamam atij qe i frikesohesha. Ne tregues po e po. Por sipas Top Channel edhe ne aspektin e moslejimit te ankimit kunder vendimit te komisionit nen ministrine e Transportit. Kjo eshte e pa tolerueshme!!

statusi i Erjon Braces
statusi i Erjon Braces

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura