Braçe e quan Berishën “bandit”. Ironi me Topallin: Qetësohu se je në moshë, të bën dëm

May 26, 2016 | 15:08
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa e ka quajtur bandit, ndërsa ka ironizuar Jozefina Topallit.

Teksa kjo e fundit reagonte ndaj atyre që thoshte Braçe, socialisti i kërkoi Shpëtim i Idrizit që drejtonte seancën të qetësonte Topallin sepse sipas tij “është në moshë, i bën keq për shëndetin.

Braçe akuzoi Berishën se sjell në Parlament tezat e UDB-së sa herë që ka ndonjë hall “dhe halli është evident, reforma në drejtësi”, tha Braçe.

erion-brace (1)

“E ka ditë me shenjë sot se ka bërë një ligj që këto krime të përbindshme as nuk i cek fare as nuk i shkon anash cilitdo nga ata të rëgjimit të tij ai i pari që ka masakruar shqiptarët për votën e lirë.

Duke kujtuar gjithë këta burra të masakruar në 96, dua ti them Berishës që po e vërtetë është e kemi mundur në Veri Sali Berishën, në Lezhë, disa herë rresht, Mirditë, edhe në Shkodër…

Topalli flet nga vendi

Braçe i drejtohet Idrizit: A ka mundësi ti thoni kësaj të qetësohet se është dhe në moshë edhe i bën dëm për shëndetin.

…vjen këtu dhe sulmon me tezën… UDB e paska një dhomë në PD përherë ska ngjarje që ta ketë lidhur UDB me Shqipëerine që mos dalë PD në mes është platforma e UDB ndarja e Shqipërisë në mes…

Sa herë ka një hall, halli i reformës në drejtësi vjen e servis platformat e UDB”, tha Braçe.


brace e quan berishen bandit, topalli: qetesohu… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura