Bozdo i përgjigjet Veliajt: Gënjen për Monumentin e Pavarësisë. Mirëmbajtjen e ka Ministria e Kulturës

Aug 2, 2015 | 21:47
SHPËRNDAJE

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar ndaj prononcimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili akuzoi ish-administratën e bashkisë se e ka falimentuar atë, si edhe s’ka paguar ende 200 mijë eurot e atij monumenti.

Statusi i Bozdos
Statusi i Bozdos

Veliaj hodhi akuza të rënda ndaj bashkisë së Lulzim Bashës, duke thënë se në inventarët e saj mundojnë 700 tonë bronz.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-nënkryetarit Bozdo, i cili në “Facebook” shkruan se për mirëmbajtjen e monumenteve përgjigjet Ministria e Kulturës.

Gjithashtu, Bozdo shkruan se Veliaj gënjen ulët për bronzin, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë inventar për këto materiale.

POSTIMI I PLOTE

Veliaj genjen me dashje per te disinformuar opinionin per ceshtje per te cilat jane pergjegjes koleget e tij te qeverise, ministrat Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri.

Monument i Pavaresise eshte ne varesi te Ministrise se Kultures dhe kurre nuk ka qene ne inventarin e Bashkise Tirane. Mirembajtja e tij i takon Ministrise se Kultures, ndersa ruajtja e tij, vetem 50 metra larg zyres se Tahirit, eshte pergjegjesi direkte e ministrit te brendeshem.
Monumenti eshte grabitur dhe me pas nuk eshte mirembajtur, dhe pergjegjes per kete jane vetem Kumbaro dhe Tahiri.

Nderkaq, Bashkia e Tiranes nuk ka aspak lidhje me 700 ton bronx qe sipas Veliajt i mungokan Kryeqytetit. Bashkia nuk ka lidhje aspak me bronxin, nuk e ka ne inventarin e saj. Eshte absolutisht nje trillim i ulet i Veliajt!

Sa per ceshtjen e gjendjes financiare, ky pretendim shenon gjithashtu genjeshtren e rradhes: Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe ne arken e saj jane afersisht 550 milion leke te reja (rreth 190 mln leke nga DP Tatim Taksave(qendrore), rreth 300 milione leke nga UKT si agjent i fiscal i BT, dhe rreth 50 mln leke ne gjendje kesh. Pra afersisht 5 milione USD kesh, qe mbulojne edhe 3 muaj pagat e plota te BT, dhe qe perbejne rreth 10% te buxhetit te saj. As qe mund te mendohet nje situate me e favorshme financiare!

Veliaj duhet ta dije mire se Rama e la Bashkine e Tiranes me 80 milione USD borxhe, dhe as edhe me nje kacidhe lek, per te paguar qofte edhe nje dite rroge te nje punonjesi te vetem!

Keto pretendime qesharake dhe te turpshme jane pjese e teatrit te Veliajt per te nxire te shkuaren per perfitim politik. Nuk eshte hera e pare qe Veliaj sajon dhe mashtron kaq ulet.

Por ka ardhur koha te lere menjeane keto vese te ulta, dhe ti shtrohet punes per te mbajtur premtimet e bera. Dhe te jete i sigurte se do te jemi gjithmone perballe tij per t`ia kujtuar te gjitha!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura