“News24 televizioni më i ndjekur nga shqiptarët në SHBA” – Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami takohet në New York me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliu! Ja projekti i ri

Dec 4, 2022 | 7:00
SHPËRNDAJE

Botuesi i gazetës së njohur shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, është takuar mbrëmë në New York me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliu.

hysenbelliu vehbiu

Dy figurat e njohura të biznesit të medias shqiptare kanë diskutuar veç të tjerash për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, duke përfshirë edhe idenë e hapjes së redaksisë së News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë më pranë komunitetit shqiptar në këtë vend.

Botuesi Vehbi Bajrami vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të Irfan Hysenbelliut në kauzën e shenjtë të fjalës së lirë që është themel i çdo demokracie e shoqërie të lirë.

“Irfan Hysenbelliu është një shembull i suksesit në biznes dhe në shoqërinë e re shqiptare. Ai është një njeri i sinqertë dhe i përkushtuar në vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, tha pas takimit botuesi Bajrami. “Është një histori suksesi që frymëzon”.

Një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë, Irfan Hysenbelliu ka investuar fuqimisht në botën e medias shqiptare. “Hysenbelliu Group” administron sot grupin mediatik Televizionin “News 24”, gazetat më të mira shqiptare “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, protalin më të fuqishëm të vendit  “Balkanweb” etj.

“News 24” konsiderohet sot televizioni më i ndjekur i shqiptarëve në SHBA dhe një prani e tij në New York ka potencialin të transformojë në mënyrë historike lidhjen mes diasporës dhe atdheut.

Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, ish-drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, dhe autor librash të rëndësishëm si enciklopedia voluminoze “Shqiptarët e Amerikës” dhe “Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë”. Ai është aktivist dhe lobist për çështjen shqiptare në Washington është një nga shqiptarët më me ndikim në SHBA.

E themeluar në 1991, gazeta “Illyria” është një nga burimet shqiptare të preferuara në Departamentin e Shtetit dhe institucione amerikane e ndërkombëtare në Washington DC./Illyria

© Panorama.al

Te lidhura