Botohet romani i ri i autores/ Klara Buda me një pëshpërimë gruaje

Nov 20, 2017 | 15:31
SHPËRNDAJE

Gjithnjë e shqetësuar për fatin e individit, sidomos në kushtet ekstreme të mungesës së lirisë, Klara Buda vjen për lexuesin me një tjetër roman, të titulluar “Pëshpërimë gruaje” (Botimet Mapo). Romani “Pëshpërimë Gruaje” i vendos ngjarjet në vitet ’80, kur shqiptarët në kushtet e lirisë së dhunuar, nën diktaturën më të egër komuniste që kishte njohur Blloku Lindor, mbahej gjallë pikërisht nga ideali i lirisë.

Klara Buda, gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e vendosur në Paris që prej vitit 1990, ka punuar për UNESCO-n, BBC-në dhe Radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e saj. Pas studimeve të Letërsisë moderne dhe të krahasuar në Sorbonne, ajo ndryshoi drejtimin e saj fillestar të Mjekësisë Veterinare dhe u diplomua në Histori Arti dhe Metoda të Studimit të Historisë, në École Pratique des Hautes Études, E.P.H.E. në Paris.

Për lexuesin shqiptar është e njohur për “Kloroform”, një roman mbi fatin e individit në totalitarizëm, vëllimin “Kosova Mon Amour”, nderuar me çmimin e publicistikës, kritikës dhe të esesë në “Prishtina Book Fair 2017”, përkthimin në frëngjisht të rrëfenjës “Fshati im e pi rakinë”, të Mitrush Kutelit, si dhe studimin akademik “Rrëfenja Kuteliane”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura