Botohet në fletoren zyrtare lista përfundimtare e kandidatëve për gjyqtar në Kushtetuese, KED shpall të parën Arta Vorpsin

Nov 9, 2019 | 18:36
SHPËRNDAJE

Është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në listën e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

1560323369_gjykatsakushtetuese

Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’, por në një letër sqaruese dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidenti refuzoi të ndërmerrte këtë hap.

Sipas Presidentit, kjo do të cenonte procesin e përzgjedhjes në Kuvend për dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Lista përfundimtare:

1.Arta Vorpsi 89.642 pikë

2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë

3.Elsa Toska 85.428 pikë

4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura