“Bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura”- Charles Michel nga samiti i G7: Do financojmë ndërtimin e Ukrainës

Jun 26, 2022 | 11:30
SHPËRNDAJE

Presidenti Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar në samitin e G7 në Bavari se lufta e Rusisë ka vendosur në rrezik botën, duke shtuar se ka ndikuar në furnizimet me ushqime dhe karburant, rritjen e çmimeve dhe ka shtuar pasigurinë.

charles michel

Ai u shpreh se G7 dhe BE kanë “unitet të palëkundur” në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Bashkimi Europian do vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare dhe politike për Ukrainën, si edhe në rindërtimin e saj”, tha Michel.

Ai shtoi se lufta po i jep formë edhe Bashkimit Evropian, me statusin e vendit kandidat që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë.

“Lufta do të thotë se bota ka ndryshuar që nga samiti i G7 i vitit të kaluar në Cornwall”, tha Michel, duke shtuar “bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura dhe të mbrojmë ligjin ndërkombëtar”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura