Bota në luftë me COVID-19, por kjo sëmundje është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, ISHP ka këtë thirrje

Mar 24, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

90527972_2286949191598772_5144098904697995264_n

Sot shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit. Në një kohë kur bota po lufton me pandeminë e COVID -19, Instituti i Shëndetit Publik thotë se tuberkulozi është një prej 10 shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë dhe bën thirrje:

“Është koha t’i japim fund Tuberkulozit”.

Në një postim në Facebook, ISHP shkruan:

“Tuberkulozi është një sëmundje që trajtohet dhe që shërohet.
Në format aktive të saj kjo sëmundje kurohet për një periudhe 6-mujore me një kombinim të 4 medikamenteve antimikrokobiale të cilat jepen nën udhëzimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e mjekut apo të personelit shëndetësor, pa të cilët trajtimi mund të jetë i vështirë dhe sëmundja mund të përhapet. ??‍⚕️”

90525190_2286849351608756_4336943557572034560_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura