Bota në alert, kërcënimi nga varianti afrikan i COVID-19. Rastet e para dhe në Europë, mjekët: Mund të shmangë imunitetin dhe trajtimin me antitrupa

Nov 27, 2021 | 9:32
SHPËRNDAJE

Teksa po bëhen dy vite nga pandemia, rreziku për shuarjen e saj duket ende i largët sa kohë që ka gjithnjë një variant të ri që kthehet në kërcënim për globin.

covid

Vaksinat anti-Covid që kanë nisur të aplikohen prej fillimit të vitit dhe mbulesa e lartë vaksinale në disa shtete rikthyen shpresën se më e keqja kishte kaluar, por rikthimi i rasteve të infeksionit dhe rritja e fataliteteve vunë sërish në pikëpyetje të ardhmen e pandemisë.

VARIANTI I RI

Së fundmi, në Afrikën e Jugut është zbuluar një variant i ri i Covid-19, që është rezistent ndaj vaksinave që janë në qarkullim. Rastet e para me variantin e ri janë regjistruar edhe në Europë. Një ditë më parë, Komisioni Europian kërkoi nga shtetet anëtare që të pezullojnë fluturimet nga vendet ku janë identifikuar rastet e para.

“Tani është e rëndësishme që të gjithë ne në Europë të veprojmë me shpejtësi, me vendosmëri dhe të bashkuar”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila kërkoi nga kompanitë e prodhimit të vaksinave që t’i përshtatin ato në mënyrë që të funksionojnë me variantet e reja e vaksinave janë të detyruar t’i përshtatin ato që të funksionojnë për variantet e reja.

Autoritetet britanike vendosen të premten kufizime për udhëtimet nga Afrika e Jugut. Të njëjtën masë ndërmorën edhe Afrika e Jugut, Japonia dhe Italia. Afrikës së Jugut, ashtu si edhe Japonia, Republika Çeke dhe Italia.

Sipas mjekëve, varianti i ri jep shenja të një transmetimi të lartë.

“Mutacionet tregojnë prova të rritjes së aftësisë transmetuese dhe infektuese, si edhe shenja se mund të shmangë imunitetin dhe trajtimin me antitrupa, kështu që të gjitha këto janë shumë shqetësuese”, kanë pohuar ekspertët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe.

OBSH

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur kundër vendosjes së kufizimeve në udhëtim.

“Ne këshillojmë moszbatimin e masave frenuese të udhëtimit për momentin. OBSH-ja rekomandon që vendet të vazhdojnë të aplikojnë një qasje të bazuar te të dhënat shkencore kur zbatojnë masa frenuese”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura