Bota lufton me pandeminë e koronavirusit, por ja ç’ndodhi si sot 465 vjet më parë për shqiptarët

Mar 20, 2020 | 9:53
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që bota sot po lufton me pandeminë e COVID-19, virusi i rrezikshëm që ka goditur edhe Shqipërinë, Muzeu Historik Kombetar na kujton se si sot, 465 vjet më parë nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip.

meshari i gjon buzukut

Në një postim në rrjetet sociale, Muzeu ka publikuar fjalët e Gjon Buzukut në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor“, shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura