Bota e sportit në zi, vdes në aksident Kobi Brajan

Jan 26, 2020 | 20:57
SHPËRNDAJE

Ikona e basketbollit dhe sportit botëror Kobi Brajan ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Kaliforni.

Kobi Brajant me maske

Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Anxhelos Lejkërs është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim rreth këtij aksidenti fatal.

Nga ana tjetër, e gjithë bota ka nisur të shprehë pikëllimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të njërit prej sportistëve më të suksesshëm në histori. Brajan ishte 41-vjeç dhe la pas gruan me 3 vajzat.

Në karrierën 20-vjeçare, Brajan fitoi 5 tituj kampion të NBA. Ai u shpall “Basketbollisti më i mirë” për vitin 2008. Brajan mbetet ikonë e Los Anxhelos Lejkërs.

Edhe me SHBA-në ai korri suksese madhore duke fituar dy medalje të arta olimpike si dhe kampionatin botëror në vitin 2010.

PANORAMASPORT.AL

helikopter zjarre fikese

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura