Bota e futbollit në zi, Koronavirusi i merr jetën trajnerit 61-vjeçar

Nov 24, 2020 | 8:59
SHPËRNDAJE

Futbolli bullgar në zi! Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 61-vjeçare, trajnerit të klubit të Montanës, Nikola Spasov, që militonte në elitën e futbollit bullgar.

Spasov ishte infektuar me virusin që po bën namin në gjithë botën, ndërkohë që pas 3 javësh i shtruar në spital ndërroi jetë.

Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura