“Bota do të ishte kursyer nga pandemia nëse…”, ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën

Mar 26, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Londër ka leshuar akzua te forta ne adrese te Kines, duke thene se ajo po rrezikon tere boten, e cila do te ishte kursyer nga ndikimi i plotë i koronavirusit nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.ambasa

Në një pjesë opinioni të botuar në gazetën britanike The Times, Johnson thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente, raporton sot Reuters.

Së pari (Kina) u përpoq të shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për të mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike. Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje”- ka thene ai.

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt për të paralajmëruar botën pas shpërthimit të sëmundjes atje. Ai gjithashtu hodhi poshtë kritikat se etiketimi i tij si “virus kinez” ishte racist.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura