“Bota do përballet me mungesë të frikshme”- koronavirusi “prek” edhe prezervativët, masat kufizuese të marra nga qeveria …

Mar 27, 2020 | 18:01
SHPËRNDAJE

Në mes të një pandemie, bota po përballet gjithashtu me rrezikun e mungesës së prezervativëve, pasi, sot, njoftoi prodhuesi më i madh në botë i këtij produkti, masat e kufizimit të koronavirusit e kanë detyruar atë të ndalojë prodhimin.

condom_malaysia_1905

KAREX Malajzi është një ndër pesë kompanitë prodhuese në mbarë botën. Në 10 ditët e fundit, ajo nuk ka punuar aspak, për shkak të masave të rrepta kufizuese të vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kjo tashmë shkakton një mungesë prej 100 milion prezervativësh, të tregtuara normalisht nga marka të tilla si Durex, të parashikuara në sistemet shëndetësore të drejtuara nga shteti siç është NHS britanike, ose të shpërndara përmes programeve të ndihmës siç është Fondi i Popullit i Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të vëmë re një mungesë të prezervativëve në të gjithë botën, e cila do të jetë e frikshme ,” i tha CEO i Karex Goh Mia Kiat, Reuters për këtë javë.

“Shqetësimi im është që për shumë programe humanitare në thellësi të Afrikës, mungesa nuk do të jetë vetëm për dy javë ose një muaj. Mungesa mund të zgjasë muaj”.

Malajzia është vendi që ka vuajtur më shumë në Azinë Juglindore, me 2,161 raste të koronavirusit dhe 26 vdekje. Masat e rrepta kufizuese pritet të qëndrojnë në fuqi deri të paktën më 14 prill.

Vendet e tjera me prodhimtari të lartë të prezervativit janë Kina, ku virusi ka origjinën, si dhe India e Tajlanda, ku tani po shohin një rritje të rasteve.

Prodhuesit e produkteve të tjera thelbësore, të tilla si dorezat mjekësore, gjithashtu përballen me probleme me funksionimin e tyre në Malajzi, shkruajnë mediat e huaja.

Goh tha që Karex është në proces të aplikimit në qeveri për të vepruar në rrethana të jashtëzakonshme. Malajzia u jep dritën jeshile “prodhuesve të tjerë të mallrave për të operuar me gjysmën e stafit.”

“Lajmi i mirë është se kërkesa për prezervativ vazhdon të jetë shumë e fortë sepse, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ato vazhdojnë të jenë të domosdoshme,” tha Goh. “Meqenëse në këtë fazë bota me siguri nuk po planifikon të ketë fëmijë. Nuk është koha e duhur, me kaq shumë pasiguri ” .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura