Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë

Nov 28, 2022 | 17:13
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.

ish komandati

Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg.

Nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore në Bosnjë e Hercegovinë i tha REL-it se deri në publikimin e këtij lajmi, Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në Sarajevë nuk i ka arritur kërkesa për lëshimin e urdhër-arrestit.

Për çfarë është dënuar Mahmulin?

Mahmulin ishte dënuar me tetë vjet burgim për krime kundër civilëve të ndaluar serbë, personelit mjekësor dhe ushtarëve në zonën Vozuqa dhe Zavidoviq në Bosnjën qendrore.

Gjykata e Bosnjës dhe vendimin final kundër Mahmulin pasi procedurat gjyqësore rinisën më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimi i instancës së parë gjyqësore u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit fillestar, Mahmulin ishte dënuar me dhjetë vjet burgim.

Në aktakuzë, thuhej se Mahmulin nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar krimet e luftës të kryera nga anëtarët e “El Muxhahidin” ndaj robërve të luftës dhe civilët serbë në zonën e Zavidoviqit dhe Vozuqës.

Në tetor të vitit 1995, pjesëtarët e këtij detashmenti kishin vrarë afër 50 të burgosur të luftës dhe civilë serbë në afërsi të Vozuqës dhe Zavidoviqit. Anëtarët e këtij reparti ushtarak vepronin në kuadër të korpusit të tretë të ushtrisë që udhëhiqej nga Mahmulin.

Në aktakuzë po ashtu thuhej se Mahmulin “kishte informacione se pjesëtarët e këtij grupi po përgatiteshin të kryenin krime dhe pas kryerjes së krimeve ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar keqbërësit”.

Mahmulin po ashtu është akuzuar se ka kryer krime të luftës kundër të burgosurve të luftës, krime lufte kundër të plagosurve dhe të sëmurëve dhe krime lufte kundër popullatës civile.

Ish-komandanti kryesor i ushtrisë së Bosnjës, Rasim Deliq, po ashtu është përballur me akuza në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera nga detashmenti “El Muxhahidin”, por ai u lirua nga akuzat pasi gjykata nuk gjeti se Deliq dinte se këto krime po kryheshin apo se ishin kryer./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura