“Bosi” shqiptar i drogës u plagos në atentat, si funksiononte banda që ai i përkiste

Nov 12, 2017 | 16:15
SHPËRNDAJE

Shqiptari nga Kosova, Remzi Azemi, i cili mbeti i plagosur nga nje atentat mafioz qe iu be ne Ekuador, ishte nje nga boset e trafikut te droges ne kete vend.

auto_remzi1510497162

 

Zyra e policisë së këtij shteti ka treguar për Vizion Plus historinë e grupit kriminal.

Në vitin 2014 grupi i përbërë nga 12 anëtarë u kap me 277 kilogramë  kokainë në tre operacione të ndryshme,  në të cilat u arrit të sekuestrohej 3 tonë droga të forta.

Në operacionin e koduar “Ballkani” antidroga ekuadoriane goditi grupin e përbërë nga shqiptarë, kosovarë, ekuadorianë, por edhe Grekë.

Ndërhyrja e policisë u shtri në tre qytete në Guayaquil, Duran dhe Samborondon ku u sekuestruan 277 kilogramë kokainë, 104 marijaunë, 27 kilogramë heroinë 38 mijë dollare 32 mijë euro 7 automjete dhe dy armë zjarri.

Në pranga në Qershorin e vitit 2014 ra dhe Remzi Azemi sëbashku me dy shqiptarë të tjerë Pelivan. R dhe Lulezim M.

Së bashku me ta u arrestuan dhe 9 persona të tjerë mes tyre dhe një nga Greqia.

Sipas autoriteteve Ekuadoriane grupi e siguronte kokainën në kufirin e Kolumbisë dhe Perusë. Sapo ngarkesat mbërrinin, ato fshiheshin në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve. Pas ndërhyrjes së policisë veç drogës u sekuestruan dhe 8 automjete, të cilat përdoreshin nga trafikantët për të shpërndarë kokainën.

Ende nuk dihet se si Azemi ka arritur të dalë nga burgu në kaq pak kohë, por sipas autoriteteve, mendohet se atentati ndaj tij ka të bëjë me trafikun dhe përplasjen e grupeve rivale që operojnë në Ekuador.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura