“Borxhi i paralajmëruar”, Tabaku publikon dokumentet: Ja amandamentet për mosrritjen e…

Nov 19, 2018 | 14:19
SHPËRNDAJE

Deputetja PD njëherësh dhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për buxhetin e 2019 që pritet të miratohet të enjten.

“Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit ‘1 miliard euro'”, shkruan më tej Tabaku.

Jorida Tabaku

POSTIMI I PLOTË

Borxhi i paralajmëruar

Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.

Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit. Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëvve.

Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi. Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës.

46459323_2032445973510024_3292135064229380096_n46486080_2032445996843355_8396943174311870464_n46486226_2032446046843350_8462435150628651008_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura