Borussia Dortmund, gjendet një bombë pranë stadiumit

Feb 26, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

Borussia Dortmund njoftoi këtë mëngjes në Twitter pezullimin e konferencës për shtyp të Klopp, e planifikuar të mbahej në “Signal Iduna Park”.

Njoftimi në Twitter i Borussia-s

Arsyeja? Nevojitej demontimi i një bombe në afërsi të stadiumit. Bëhej fjalë për të çaktivizuar një bombë të pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore, e gjetur pikërisht në parkingun pranë vendit ku do të mbahej konferenca për shtyp.

Mbi ngjarjen policia ka kryer evakuimin e zonës.

Borussia do të presë më 18 mars Juventusin në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Ekipi italian e fitoi me rezultatin 2-1 përballjen e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura