Borissov: Kosova e Serbia pa marrëveshje nuk hyjnë në BE

Apr 17, 2018 | 8:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje asnjëra nga këto dy shtete nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Borissov ka thënë se Kosova ka bërë punë të mëdha në procesin e liberalizimit të vizave, por nuk ka thënë se kur do të mundë të merret vendimi për heqjen e vizave për Kosovën. Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë një vizite në Prishtinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

auto_Ramush-Haradinaj-Boyko-Borissov1523945324

“Nëse nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Serbia nuk do të hyjnë në BE sepse BE-ja nuk dëshiron që problemet tuaja historike të transferohen brenda saj. Kështu që e keni si detyrë të gjeni kompromis të mundë të shkojmë përpara”, ka deklaruar Borissov në konferencën e përbashkët me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Borissov ka thënë edhe se Kosova është e detyruar t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Serbinë.

“Nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Ju jeni të detyruar bashkë me serbët t’i zgjidhni mosmarrëveshjet sepse vetëm atëherë Bashkimi Evropian do ta shohë me sy tjetër pjesën tonë”, ka theksuar Borissov, shkruan më tutje “Zëri”.

Borissov: Në Samitin e Sofjes Kosova merr pjesë si shtet

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën kryeministri bullgar Borissov ka thënë se arritjet e Kosovës deri më tani janë të mëdha, por nuk ka thënë se kur të merret vendimi për heqjen e vizave.

“Një pjesë e madhe e shteteve të Ballkanit tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Arritjet e Kosovës në këtë fushë janë të mëdha dhe sa më afër që Beogradi e Kosova janë drejt BE-së edhe këto procese do të zgjidhen shumë shpejt. Unë e di shumë mirë që në Ballkan këshilla nuk mund të japim, por mund të ndajmë me ju përvojën tonë se çfarë kemi bërë me Maqedoninë”, ka thënë Borissov

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura