Borisov refuzon të takohet me Ivanovin

Jun 14, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të qëndroj për vizitë dy ditore në Bullgari. Në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, qëndron se ai do të takoj presidentin e Bullgarisë, Rumendn Radev.

borissov

Po ashtu sipas njoftimit Ivanov duhet të takohet edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov dhe ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Megjithatë, mediat bullgare, shkruajnë se kryeministri bullgar ka refuzuar të takoj Ivanovin, ndërsa Ivanovin nuk do ta takoj as Zaharieva.
Arsyeja është sjellja e Ivanovit e treguar gjatë ditës së djeshme lidhur me marrëveshjen për emrin.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe qeveria bullgare./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura