Boris Johnson “dorëzohet”, nis “mbylljen” e britanikëve

Mar 23, 2020 | 21:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po i drejtohet kombit për të pëshkruar masat e reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

BorisJohnson

Boris Johnson, sapo ka njoftuar se qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar tani po urdhërohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai thotë se njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia e tyre për këto “qëllime shumë të kufizuara”, si:

Blerja për nevojat themelore, sa më rrallë që të jetë e mundur.

Një formë e ushtrimit në ditë – për shembull vrapimi, ecja ose biçikleta – vetëm ose me anëtarët e familjes tuaj.

Dalje për çdo nevojë mjekësore, për të siguruar kujdes ose për të ndihmuar një person të prekshëm.

Udhëtimi për në dhe nga puna, por vetëm aty ku kjo është absolutisht e nevojshme dhe nuk mund të bëhet nga shtëpia.

Këto janë të gjitha – këto janë arsyet e vetme për të lënë shtëpinë tuaj.

Ju nuk duhet të takoheni me miq. Nëse miqtë tuaj ju kërkojnë të takoheni, duhet të thoni jo.

Ju nuk duhet të takoni anëtarët e familjes që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj. Ju nuk duhet të shkoni në pazar, përveç për sendet kryesore si ushqimi dhe ilaçet – dhe këtë duhet ta bëni sa më pak të jetë e mundur. Dhe përdorni shërbimet e ofrimit të ushqimit atje ku mundeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura