Borell darkë informale me krerët e vendeve të Ballkanit: Nevojitet angazhim më i fortë për të çuar përpara procesin e integrimit

Sep 22, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një darkë informale me përfaqësues të lartë shtetërorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në New York.

borell

Në darkën informale morën pjesë Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç.

Bëhet me dije se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit patën një diskutim të hapur në lidhje me situatën në rajon, marrëdhëniet mes këtyre vendeve dhe Brukselit, si dhe u fol për Samitin që BE pritet të mbaj në muajin e ardhshëm në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij Borrel u nënvizoi përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nevojën për një angazhim të fortë të dyanshëm nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar përpara procesin e integrimit.

Kujtojmë se ky është takimi i dytë që organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, pas darkës joformale në Brukel, të zhvilluar në muajin maj të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura