Borë dhe ngrica/ Autobusi bie nga 30 metra lartësi në Turqi, humbin jetën 3 persona dhe plagosen 17 të tjerë (FOTO)

Jan 23, 2022 | 19:35
SHPËRNDAJE

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi.

autbos 4

Autobusi me të cilin po udhëtonin pasagjerë është përfshirë në një aksident. Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit si pasojë e dëborës dhe ngricës në rrugë duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethin Beykoz të Stambollit, ndërsa si destinacion udhëtarët kishin provincën e Denizli.

Mësohet se mes tre viktimave të konfirmuara deri tani është edhe shoferi.

Të plagosurit nga ky aksident janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

autobus 1 autobus 2 autbos 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura