Borë deri në 30 cm, ja akset ku duhet të përdorni zinxhirët

Jan 25, 2016 | 9:23
SHPËRNDAJE

Temperaturat e ulëta, gjatë natës në zonat malore kanë qënë të ulta deri në -8 gradë ndërsa gjatë ditës temperaturat shkuan deri në -2 gradë, u pasuan me reshje te dendura bore.

emergjencatShtresa e dëborës në zonat malore shkon deri në 20 cm, në vende të veçanta deri në 30 cm. Ministria e Brendshme apelon për kujdes gjatë qarkullimit rrugor dhe bën një pasqurë të situatës në qarqet problematike.

QARKU KUKËS
Akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por qarkullimi në disa segmente rurale bëhet me zinxhirë.
Në të gjithë qarkun vetëm segmenti rrugor për në njësinë administrative Arrën, ka prezencë ngricash dhe është i kalueshëm me vështirësi.
Në Rrugën e Kombit, Tuneli i Kalimashit – Kukës – Morinë, mjetet qarkullojnë normalisht dhe pa zinxhirë.
Në bashkinë Has dhe në bashkinë Tropojë nuk ka probleme me akset rrugore rurale.

QARKU DIBËR
Në disa akse rrugore kombëtare të këtij qarku, ulja e temperaturave ka bërë të detyrueshëm qarkullimin me zinxhirë për shkak të ngricave.
Akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura,me përjashtim të aksit rrugor Lurë – Reç, i cili është i bllokuar për shkak të dëborës. Lëvizja bëhet në aksin rrugor Lurë – Kurbnesh – Rrëshen.
Subjektet kontraktore vazhdojnë të trajtojnë akset rrugore me kripë. Mjetet borëpastruese qarkullojnë përgjatë akseve për pastrimin nga dëbora dhe largimin e inerteve.

QARKU KORÇË
Në pjesën malore të këtij qarku ka prezencë të dëborës së ngrirë që shkon në 20-30 cm. Subjektet kontraktuese kanë vënë në dispozicion mjete për hedhjen e kripës në qafat malore të akseve rrugore kombëtare, si Qafa e Thanës, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Qarrit, të cilat janë problematike në këtë sezon me temperatura të ulta.
Në akset rrugore Boboshticë – Dardhë dhe rruga kombëtare – Voskopojë, gjatë natës ka prezencë ngricash dhe në disa vende ka vështirësi për kalimin e mjeteve.

QARKU SHKODËR
Në të gjithë qarkun akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura dhe qarkullohen pa zinxhirë, por bëjnë përjashtim disa akse rrugore për në pikat turistike si Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, në Theth, Njësia administrative Shalë, aksi rrugor Kryezi- Iballë dhe rrugët e fshatrave të Njësisë administrative Shllak, ku qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave të krijuara nga temperaturat e ulta.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura