Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten karburantet nga dita e sotme! Benzina i afrohet naftës

May 15, 2022 | 9:04
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

karburant

Kështu nga sot nafta do të shitet me 237lekë/litri, benzina 234 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri. Shtrenjtimin më të madh e ka pësuar benzina e cila është rritur me 10 lekë për litër.

Gjithashtu janë edhe çmimet e tregtimit me shumicë të karburanteve. Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura