Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së karburantit? Ministrja e Financave ‘bën llogaritë’ si del çmimi: Nuk është e vërtetë

Nov 15, 2022 | 10:48
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u përgjigj në lidhje me akuzat e bëra se Bordi i Transparencës në vendimet që merr favorizon kompanitë e shitjes së karburanteve. Ministrja bëri llogaritë në konferencën me mediat, se si Bordi e vendos cmimin, për të cilin tha se ndikim të madh ka edhe kursi i këmbimit.

Bordi që pëcaktin cmimet tani po bëhet 1 vit që operon. Unë ju sfidoj ju e këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë e rithënë.

Ju supozoni që bordi merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës por në bazë të interesave që janë inekzistente që me nisjen e operimit të bordit ne kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve e këto efekte janë të matshme nga cdo qytetar dhe ekonomist.

Kemi ulur marzhin ndjeshëm. Nuk reflektojmë cmimet e bursës? Ju mund ti refereoheni cmimet e referencës së naftës bruto që janë luhatje nga cmimet që ne i referohemi.

Ne përdorim cmimin plats sp e mbi atë cmim aplikojmë marzhet e fitimit, taksat dhe ecuria e kursit të këmbimit.

Hidrokarburet tregohen ne dollarë dhe gjatë këtij viti leku shqiptar është zhvlerëzuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm që kalkulohet në cmimet e bursës është dhe kursi i këmbimit.

E premtja kur cmimi i bursës u rrit por kursi ishte favorizues dhe i tregtimit në vend u ul.
Kur bëhet analiza duhet bërë me gjithë komponentët. Bordi fuksionon në bazë të ligjit e me përgjegjësi të plotë ju them që aludimi që bëni nuk është i saktë dhe jo korrekt”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura