Bordi “bën lëmsh” çmimet e naftës, i rrit kur ulen në bursa dhe i ul kur rriten

Sep 29, 2022 | 21:36
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka rishikuar sërish sot çmimet e naftës në tregun vendas. Nafta është shtrenjtuar me 10 lekë për litër, duke arritur në 229 lekë për litër.

nafta-bordi

Edhe benzina është rritur me 8 lekë, duke kërcyer sërish mbi 200 lekë, në 203 lekë për litër Bordi i ka justifikuar këto rritje me ecurinë e çmimeve në bursa.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se lëvizjet e bordit janë krejtësisht pa lidhje me ecurinë e bursës, duke çorientuar si sipërmarrësit ashtu dhe bizneset, pasi çmimet po rriten kur bien në bursa dhe anasjelltas.

“Sot, treguesi Platts, që është referenca me të cilën tregtuesin në vend e blejnë naftës është rritur me 3 dollarë për ton, që nëse bëhen llogaritjet, efekti është plus vetëm 0.28 lekë për litër, nddërkohë që Bordi e rriti çmimin me 10 lekë për litër. Ndërsa në fillim të javës, që bursa ra me 9 dollarë për ton, çmimi në vend nga Bordi u ul me 4 lekë për litër”. Tregtuesit pohojnë se ata nuk arrijnë që të rakordojnë me çmimet dhe me kostot pas këtyre lëvizjeve të Bordit.

Në bursat ndërkombëtare, treguesi Platts ishte 1033 dollarë për ton, ose 3 dollarë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa sipas Financial Times, nafta tregtohet me rreth 90 dollarë për fuçI, në nivelet që ishte përpara fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe kur në vend ishte rreth 185 lekë për litër.

/Monitor

© Panorama.al

Te lidhura