“Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat. Turp të kesh”, reagimi i Spahiut për kreun e OSBE

Oct 14, 2019 | 10:28
SHPËRNDAJE

perparim Spahiu

“Që të vazhdosh, nga mbrëmë, dhe të bredhësh rrugëve të Tiranës (si ambasador pasi si qytetar i thjeshtë bëj ç’të duash) un nuk ta pranoj më”. 

Keshtu shkruan ne nje reagim ne rrjetet sociale ish deputeti i LSI Perparim Spahiu, pas gjestit te kreut te Prezences se OSBE ne Tirane Berndt Borchard per protestuesit e Unazes se Madhe te cileve iu tregoi gishtin e mesit.

Postimi i plotë i Perparim Spahiut në FB:

Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat.

Që ke qënë i njëanshëm, që e meritoje të shkruarën Shame on Ju, un kam qënë i bindur prej kohësh, por kjo nuk kushtëzonte qëndrimin tënd në Shqipëri, fundja, nuk të zgjedhim ne.

Por, që të vazhdosh, nga mbrëmë, dhe të bredhësh rrugëve të Tiranës (si ambasador pasi si qytetar i thjeshtë bëj ç’të duash) un nuk ta pranoj më.

Turp të kesh!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura