Bora Zemani surprizon të atin, ai nuk e pret mirë (Foto)

Oct 22, 2019 | 15:50
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka menduar të surprizojë të atin në një mënyrë mjaft të veçantë.

Ajo ka bërë tatuazh gradën e fundit të kolonelit që babai i saj e ka mbajtur në 30 vite pune si oficer i Forcave të Armatosura. Mirëpo, ky detaj në dukje i bukur, nuk është pritur mirë nga i ati i moderatores. Ai ka menduar ‘torturat’ që i janë dashur të bijës të heqë për të bërë këtë tatuazh dhe është trembur nga kjo gjë.

“Surpriza ime për babin. Grada e Kolonelit (grada e fundit që ai mbajti në 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba’. Jam me fat që të kam dhe ndihem krenare që jam bija jote. Shpirt i bukur.

P.s Suprizën nuk e priti edhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tatuazh me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, e shijoi surprizën”,-shkruan Bora në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura