Bora Zemani flet pas ndarjes: Nëse kthehesha pas do bëja çdo gjë ndryshe, por Vinin…

Jan 21, 2018 | 10:57
SHPËRNDAJE

Përgjithësisht pas një ndarjeje, ish-it as nuk do t’ja dëgjosh emrin, por me Bora Zemanin ndodh ndryshe. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja u shpreh se ai është gabimi më i bukur i jetës së saj.

E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse tani që ka Arborin është bërë pishman apo jo, Bora u shpreh se pikërisht për këtë arsye Vin Veli është gabimi më i bukur dhe do vepronte njësoj sikur 1 mijë jetë të kishte.

“Absolutisht jo, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja tek vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin”, u shpreh Bora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura