Bora Zemani dhe Donald Veshaj gati për bashkëjetesë! Si po përdorin çifti famën për fitime, do hapin edhe biznes së bashku. Detaje nga marrëdhënia e tyre

Oct 1, 2022 | 15:38
SHPËRNDAJE

Merr fund loja e Borës dhe Donaldit. Moderatorja ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në “Instagram”, duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.

bora zemani donald veshaj8

Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos. Çifti shihet në studion e “Më lër të flas”, ku do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor.

bora zemani donald veshaj1

Po ashtu, mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”. Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

bora zemani donald veshaj

Më pas, moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social ‘Instagram’.

bora zemani

Prej muajsh çifti ishte ribashkuar, por duket se kishin vendosur ta jetonin në fshehtësi të madhe këtë lidhje, duke preferuar mos të dalin publikisht. Por axhenda e tyre mediatike i ka bërë që ta pranojnë këtë raport, duke shtuar kështu fansat e tyre që prej muajsh i prisnin.

bora zemani2

Por duket se ribashkimi nuk do të mjaftohet vetëm me foto dhe fjalë të ëmbla në emision. Bora dhe Donaldi e kanë marrë shumë seriozisht këtë herë marrëdhënien e tyre, duke e shtrirë edhe në biznes.

bora zemani donald veshaj2

Bëhet me dije se dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë një linjë të re biznesi. Aktualisht Bora e ka linjën e saj të veshjeve sportive, ndërkohë që bashkë me Donaldin do të lançojnë një tjetër linjë.

bora zemani donald veshaj

Aktualisht të dy po merren ende me skicimin e gjithçkaje dhe pritet që çifti të ketë të reja nga biznesi në nisje të vitit të ardhshëm. Të ndikuar nga popullariteti i madh që dyshja ka, ata po përpiqen ta përdorin famën e tyre edhe për biznes, duke e shndërruar edhe një histori fitimprurëse, veçse të bukur për sytë e publikut.

bora zemani donald veshaj1

Bora duket se ka marrë në dorë marrëdhënien e rindërtuar me Donaldin dhe tashmë ata duken sërish gati për të bashkëjetuar. Por duket se këtë herë çifti do të shikojë edhe për një shtëpi tjetër. Në këtë mënyrë, ata lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 3-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.

bora zemani (2)

Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

bora zemani donald veshaj4

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi.

bora zemani donald veshaj6

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash, Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do ta marrim ditën e transmetimit të emisionit.

bora zemani donald veshaj5

Për të treguar reagimet e rrjetit kur dyshja publikoi foton e parë së bashku që pas ribashkimit, mjafton të themi se postimi ka marrë rreth 7 mijë komente. Mes tyre nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave që kanë treguar mbështetjen apo pëlqimin me ‘likes’ apo komente.

bora zemani donald veshaj4

Mes njerëzve që i ka bërë ‘like’ postimit është Jonida Maliqi, e cila ka qenë në lidhje me Romeo Veshajn. Pavarësisht ndarjes, ajo ruan raporte të mira me vëllezërit Veshaj, por edhe me Borën.

bora zemani1

Në muajin gusht në ‘Sunny Hill’ në Tiranë ajo madje u fotografua me Donaldin. Vetë Donaldi ka komentuar simbolin e syrit blu që nënkupton mbajtjen larg të syrit të keq. Shoqja e ngushtë e Borës, Semi Jaupaj i shkruan: “Ky emoji përdoret për të mbajtur larg syrin e keq?” si dhe “Dashuri”.

bora zemani1

Olta Gixhari ka komentuar me emojin e syve me zemra, Adrola Dushi po ashtu. Ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP’, Kledi Hysa shkruan: “Hopa, pra. Vetëm që ta dish, Donaldi e qan populloren”.

bora zemani3

Albana Osmani i ka komentuar emojin e një floku dëbore dhe një zemër të bardhë. U përfol gjatë se Donald Veshaj do të ishte shoqëruesi i Bora Zemanit në “Gold Room” në shown e kërcimit, mirëpo së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për një emër tjetër.

bora zemani donald veshaj5

Burime për Kryefjala.com kanë pohuar se një tjetër moderator do të jetë shoqëruesi i Bora Zemanit dhe ai është Eno Popi. Ndonëse pas një pauze në ekran Eno rikthehet sërish në Top Channel.

bora zemani, donald veshaj (2)

Me sa kuptojmë, aktori nuk është i gatshëm ta lë akoma programin e tij “Më lër të flas” që e bashkëmoderon me vëllain binjak, Romeo Veshajn. Por ky ribashkim e paska thyer një zemër. E nuk flasim për atë të Beatrix.

donald veshaj beatrix ramosaj

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka reaguar pas zyrtarizimit të rikthimit Bora Zemani-Donald Veshaj. E kur këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit, Atdheu ka publikuar në “TikTok” një video me këngën e Elgit Dodës me titull “Lamtumirë”. Kjo këngë është pjesë e triologjisë që ai dhe Donaldi shkruan bashkë dhe i dedikohet historisë së aktorit me Borën.

1640716816_beatrixdonald

Jo më kot, Atdheu ka përdorur këtë këngë për videon e tij dhe në një moment të tillë. Trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix shpesh i shtohet edhe emri i Atdheut.

bora zemani atdhe xhavarina

Gjithçka nisi nga disa komplimente nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë pasur një lidhje.

atdhe xharavina bora zemani (6)

Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht, Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej, duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do ta donte për nuse.

bora zemani atdhe xhavarina2

Pikërisht ish-konkurrenti nga Prishtina ishte një prej shkaqeve të sherrit që çoi në ndarjen e çiftit, pak para nisjes së “Big Brother”. Xhelozia e aktorit kundrejt Atdheut u shtua edhe më shumë, kur ky i fundit nuk i ndalte deklaratat dhe komplimentet për moderatoren.

atdhe xharavina (3)

Edhe gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother”, Donaldi, gjatë një bisede me Antonelën, la të kuptohej se mes tyre ishte futur pikërisht një i tretë.

bora zemani atdhe xharavina (1)

“Unë kam duruar shumë. Kam kapërcyer shumë dhe ti e di shumë mirë”, dëgjohej Donaldi t’i drejtohej konkurrentes, teksa ajo pohonte gjithçka. Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar, në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë.

atdhe xharavina bora zemani (1)

Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në “Big Brother VIP”, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo.

bora zemani

Tashmë që Bora dhe Donaldi kanë zyrtarizuar historinë e tyre të rilindur të dashurisë, Atdheu mbetet në të shkuarën, duke mbyllur një kapitull të vështirë të historisë së dashurisë me ulje dhe ngritje 4-vjeçare.

bora zemani1 donald veshaj, bora zemani (5) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1) bora zemani , vin veli (8) bora zemani donald veshaj (2) bora zemani donald veshaj (3) bora zemani donald veshaj (1) bora zemani donald veshaj (2) bora zemani donald veshaj (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura