Bonusi i bebes/ Rama bën bilancin e 6 muajve të parë: Përfituan 20 mijë fëmijë, ja sa janë në total që prej vitit 2019

Jul 14, 2021 | 9:15
SHPËRNDAJE

bebet-femije

20 mijë fëmijë të lindur në 6 muajt e parë të këtij viti kanë përfituar nga bonusi i bebes.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ata prindërit kanë përfituar 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë për fëmijën e tretë.

Ai thotë se që prej miratimit të ligjit për bonusin e bebes në vitin 2019, kanë përfituar 91.380 fëmijë të porsalindur.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë. 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri” – shkruan kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura