“Bombë” te kampionët e Teutës, trajneri Edi Martini largohet pas humbjes me Partizanin

Nov 26, 2021 | 22:43
SHPËRNDAJE

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se nuk ishte më në pankinën e skuadrës durrsake. Nëpërmjet një postimi, ai ka shpjeguar se nuk do të ishte më në stolin e kësaj skuadre.

EDI MARTINI

POSTIMI I EDI MARTINIT

Sot mbas humbjes me Partizanin duke marrë të gjithë përgjegjësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto javë i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time.

Duke e falënderuar pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që më dha jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time. Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar ketë 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofetë që kemi fituar së bashku këto 2 vite. I them që jeni një pjesë e rëndësishme e jetës time sportive.

Falënderoj shefin e klubit Enid Furxhi, drejtorin teknik Renato Arapi, kolegët e mi Bledar Rizvani, Bledar Hodo dhe padyshim atë që rri gjithmonë pas kuintave por që është një ndër kryesorët në sukseset tona, Eduard Salillari, duke falënderuar pa masë edhe tifozat durrsakë që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe ju uroj të gjithë të mirat e kësaj bote.

Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa i thënë lojtarëve të mi që ashtu si ja dolëm vjet mund t’ia dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni këtë. Me shumë respekt EDI MARTINI

sssssss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura