Bombë para shtëpisë së zv.prokurorit të Gjykatës së Lartë: E pashë me sytë e mi

Nov 13, 2018 | 9:17
SHPËRNDAJE

Pajisje shperthyese para banesës së zëvendësprokurorit Publik të Gjykatës së Lartë, Isidor Ntogiakos ne Greqi. Policia greke eshte njoftuar permes një telefonatë nga nje person anonim, qe tha se një pajisje shpërthyese do të aktivizohej në rrugën Adramythounë Byron brenda  20 minutave. Mediat greke shkruajne se ai kishte garantuar se “Nuk është një mashtrim”.

2

Pas kesaj policia u vu ne levizje dhe kontatoi pajisjen shperthyese qe per fat nuk u aktivizua. Ekspertet thane se behej fjale per nje bombë të improvizuar në një tenxhere, e cila ishte montuar në një motor te parkuar jashtë baneses se zëvendësprokurorit.

1

 

Doğiakos foli për ANT1 dhe tha se “e pashë me sytë e mi mekanizmin shpërthyes”. Siç tha ai, “Ne u njoftuam nga Policia se një pajisje shpërthyese u gjet sot dhe më pas e pashë me sytë e mi. Zona është e bllokuar dhe nuk na lejojnë të dalim nga shtëpia jonë, ku jam me gruan dhe fëmijët “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura