“Bombë” nga Ronaldo e Xhorxhina, zbulohet kur çifti është martuar në fshehtësi hermetike

SHPËRNDAJE

Një lajm i bujshëm vjen nga bota rozë e futbollit. Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodrigez raportohet se janë martuar në fshehtësi të plotë, në shtetin e Marokut.

xhorxhina

Siç shkruan “Novella 2000”, ceremonia është mbajtur totalisht e fshehtë dhe larg paparacëve. Ka edhe zëra të tjerë që thonë se në atë kohë, thjesht ceremonia është planifikuar, dhe festimet e vërteta do të kryhen në një datë tjetër.

xhorxhina ronaldo

Burimet shprehen se këtë martesë e ka shoqëruar edhe e ëma e Kristianos, Dolores Aveiro. Ajo e ka mirëpritur me kënaqësi këtë lidhje të kurorës, dhe një person shumë I afërt me çiftin deklaron për “Novella 2000”: ‘E kam ditur këtë që nga 29 gushti I kaluar. Ditën që Kristiano shkoi në Madeira dhe me avokatët e tij, ndryshoi testamentin edhe për Xhorxhinën. Më parë, asetet e tij menaxhoheshin vetëm nga nëna, ndërsa tani është shtuar edhe emri I Xhorxhinës”.

xhorxhina ronaldo1

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.