“Bombë në makinë”/ Zbardhet dëshmia e të dënuarit që alarmoi gjyqtarin: E paralajmërova, s’është askush të tallet me mua, një palo gjyqtar. S’ja fal sa të kem jetë

Oct 16, 2019 | 10:05
SHPËRNDAJE
gjyqtari
gjyqtari

I dënuari i cili telefonoi gjyqtarin Markelian Kuqo te marten dhe e alarmoi se ne makinen e tij ka bombe, eshte Neim Behari, i cili vuan dënimin prej 24 vitesh në burgun e Drenovës, për grabitje.

Korespondentja e Panorama, sipas burimeve nga Gjykata e Korçës, raporton se Behari ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Markeljan Kuqo, me objekt “ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut”. Kerkesa e Neim Beharit i eshte drejtuar gjykates se Korces dhe ka pasur gjyqtar te procesit Markeljan Kuqon.

Deri tani, qe janë zhvilluar tre seanca gjyqësore, gjyqtari ende nuk ka marre vendim për kërkesën e të dënuarit. Kjo ka acaruar te denuarin.

Sakaq, “Balkanweb” ka zbardhur dëshmine e Beharit, deklarata që ai dha nje dite me pare ne Polici, pasi u identifikua qe ishte ai personi qe alarmoi gjyqtarin per bombe ne makine.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar:

E paralajmërova fillimisht por nuk e kam kërcënuar. Ai është një mesazh dhe e kupton shumë mirë gjyqtari. Më njeh më shumë se ç’duhet. I kam kërkuar transferim dhe as e ka marrë parasysh. Nuk është ai askush të tallet me mua. Vendimet e tij të gabuara do i kushtojnë me jetën e tij. Këtë ia kam thënë shumë herë. Dhe jam i bindur që s’do i gjendet as kocka e fundit. Më njohin të gjithë se kush jam dhe ku kam punuar me herët. I dënuar për vrasje jam dhe për këtë po vuaj dënimin. Jam dakord. Por të tallet një palo gjyqtar me të drejtat e mia nuk ia fal sa të kem jetë. Zbardhni të vërtetat dhe çdo gjë që ka lidhje me atë person. Ai është shkelës i ligjit dhe jo unë“, ka thënë 34-vjeçari para oficerit të policisë gjyqësore.

Policia ka nisur procedim penal ndaj tij për deklarim të rremë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura