Bombë makinës së pronares së televizionit serb, detajet e para pas shpërthimit

Sep 1, 2018 | 11:14
SHPËRNDAJE

Rreth orës 8 e 30 në mëngjes, është dëgjuar një shpërthim i fortë, që sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, ishte një shpethim i një makine në rrugë “Ljutice Bogdan”, transmeton Gazeta Express.

pronarja-e-tv-pink_1535791668-2462230

Sipas ‘tanjug’, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht.

Siç bëhet e ditur makina të cilës i është vendosur bomba, është në pronësi të drejtueses së televizionit serb ‘Tv Pink’, Dushica Jakovljeviç, transmeton Gazeta Express.

Shpërthimi ka ndodhur në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi.

Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vend ngjarje./GazetaExpress/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura