Bombë autobusit me policë në Kabul, raportohen 40 viktima

Jun 30, 2016 | 11:23
SHPËRNDAJE

Një autobus që transportonte personelin policor u sulmua me bombë në Kabul. Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi numërohen 40 viktima.

sulmi

Sipas raportimeve të para, autobusi transportonte personelin policor nga Wadrak në Kabul, kur u sulmua me bomë.

Raportet e medias lokale thonë se talebanët kanë  marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se po hetohet për ngjarjen. “Ne jemi duke hetuar për sulmin terroriste të sotëm në autobusin e Policisë në Kabul, dhe do të nxjerrin të reja së shpejti.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura