Bomba nga LSI, ministrja: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Mar 13, 2017 | 9:28
SHPËRNDAJE

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë në një prononcim për televizionin lokal SOT7 se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër.

Meta16Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI-së.

Ajo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit.

“Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura