“Bomba” e Kryemadhit: LSI nuk është kundër PS, por jemi në opozitë me…

Oct 5, 2017 | 8:26
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë mbledhjes së KDK-s së LSI-së është shprehur se kjo forcë politike do të bëjë opozitë të fortë. Nga ana tjetër Kryemadhi është shprehur se LSI është në opozitë përballë krimit dhe keqqeverisjes dhe jo kundër PS dhe rilindjes.

kryemadhi

“Ne nuk jemi në opozitë me rilindjen dhe as me Partinë Socialistë. Ne jemi në opozitë me krimin dhe keqqeverisje.

Jemi në opozite me këtë strukturë kriminale që çdo ditë e më shumë po kap strukturat e shtetit po kap policinë e shtetit dhe ka shtirë duar drejt sistemit të drejtësisë.

Nëse deri dje po diskutonim për një sistem drejtësie të korruptuar sot do të diskutojmë për një sistem drejtësie të korruptuar.

Secili nga ne jo duhet të zgjohet brenda vetes së tij por duhet të zgjojë shokun mikun, këdo që ka pranë sepse është një alarm që do të ne çdo ditë e më fort për të ardhme e Shqipërisë për të ardhmen e brezave të rinj që do të vijnë” tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura