“Bomba” e gazetarit të njohur spanjoll: Leo Mesi bën gati valixhet nëse…

Jan 27, 2020 | 15:08
SHPËRNDAJE

Në komentin e përhershëm pas ndeshjeve, gazetari i njohur spanjoll David Sançez shkon shumë tej me parashikimet për të ardhmen e Lionel Mesit. 

Mesi54

Ai thotë se kapiteni i Barcelonës mund të bëjë valixhet gati nëse acarohet nga kjo situatë dhe mund të largohet drejt një skuadre tjetër.

“Do të jetë gjëja më logjike që do të ndodhë, të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ky klub nëse nuk kanë një projekt të qartë për ringritjen. Kundër Valencias ishte më i miri, por banda që e shoqëronte nuk e ndihmoi aspak për të fituar ndeshjen. Rodrigo? Nuk është zgjidhje për të dalë nga kriza.

Barcelona ka nevojë për emra të mëdhenj dhe kampionë të vërtetë për ta kaluar këtë moment të vështirë që e ka përfshirë. Skuadra dhe Setien duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar sezonin”, ka thënë David Sançez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura