‘Bomba’ e gazetarit: Persona me imunitet shkuan kur u arrestua i ‘forti’ në Durrës

Oct 12, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, ka folur për të arrestuarin Durim Keçi, i kapur një ditë më parë në Durrës. Ai është shprehur se Keçi ka lidhje me politikën dhe ekziston mundësia e mosekstradimit të tij drejt shtetit fqinj, pasi atje është i dënuar me 9 vite burg.

duu

“Ngjarja e Elbasanit, ajo histori do të ishte harruar nëse nuk do të publikoheshin videot. Lajmi për arrestimin e Durim Keçi e kam denoncuar unë. Është e vërtetë që ky person ka një dënim nga Italia. Fotoja që është me Blendi Klosin është në fushatës se vitit 2013.

Në momentin që skuadra operacionale e ka shoqëruar, persona me imunitet kanë qenë dje atje. Nuk dihet se pse e kanë shkuar ata atje. Lista e personave në kërkim nga Interpol asnjëherë nuk publikohet. Ky ka tre vite i dënuar dhe ka qenë qytetar i lirë. Me të drejtë zoti Basha thotë se mund të mos ekstradohet. Të gjithë ata që janë “bosë” dhe që kanë lidhje me krimin nuk ekstradohen”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura