“Bomba” e gazetarit: Banda e Habilajt është kartel i fuqishëm, italianët nuk gjetën mbështetje në Shqipëri dhe…

Oct 17, 2017 | 9:23
SHPËRNDAJE

Banda e trafikantëve që u shkatërrua të hënën në Itali (Siçili), ku mes të arrestuarve është edhe Moisi Habilaj, i përfolur si kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është banda e parë në Shqipëri që ka futur trafikun e drogës me avionë. Kështu tha sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, gazetari Artan Hoxha, i cili nënvizoi se prokurorët italianë nuk kanë gjetur mbështetje nga pala shqiptare për të goditur këtë bandë të rrezikshme që ka të paktën një dekadë që funksionon.

Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

“Në Shqipëri e panë që nuk mund të kishin sukses dhe goditën në Itali. Një prokuror i Katanias erdhi disa herë, por dosja e përgjimeve që kanë në këtë rast autoritetet italiane, vetëm ata e kanë…njihet si grupi i rrjedhës së poshtme të Vjosës, janë me origjinë nga Labëria, përfshin Vlorën, Tepelenën, disa zona periferike të Gjirokastrës.

Janë 5 grupe që koordinojnë veprimet me njëra-tjetrën, nga Vlora në Gjirokastër.
Një nga dyshimet është se kemi të bëjmë me Moisi Habilajn, është më tepër me një kartel që është shumë i fuqishëm, s’është kollaj për t’u goditur, ka ekzistuar prej 1 dekade,
mund të ndikojnë në fushata elektorale…Ky grup ka bërë trafik narkotikësh me avione dhe është grupi i parë që e ka futur që kur ka qenë zona e Lazaratit, është grup goxha i fuqishëm. Personi i cili ka dalë publikisht është Dritan Habilaj që ka deklaruar që unë jam kushëri i Saimir Tahirit, që ia kam blerë makinën, ia kemi lënë dy herë ta përdori dhe në rastin konkret është i arrestuar Moisi Habilaj që është kushëri i Dritan Habilajt dhe Tahiri ka reaguar e thotë hetimet të nxjerrin deri ku janë të përfshirë”.

Moisi Habilaj është kushëri i Saimir Tahirit dhe emri i tij është përmendur edhe para 2 vitesh kur Tahiri i shiti makinën për të cilën opozita tha se ka shërbyer disa herë për të trafikuar drogë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura