‘Bomba’ e dytë e Donald Lu: Qeveria s’ju jep librat falas? Pyetini ku i gjejnë lekët për makinat luksoze dhe…

Oct 1, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

Mesazhe të forta, inkurajim për të rinjtë dhe leksione demokracie ka dhënë Ambasadori amerikan ne vendin tone, Donald Lu, gjate fjales me nxënës të shkollës së mesme ne Rreshen, ne kuader te takimit te parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të Rinjtë.

Ambasadori-amerikan-Donald-Lu-e1450171888634

Lu foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre. Pas mesazhit qe u dha te rinjve, se nese “Qeveria nuk ju pergjigjet, ju e rrezoni”, Lu ka dhene edhe nje tjeter deklarate te forte, teksa ka kujtuar protesten e prinderve dhe opozites per faktin se qeveria nuk mundesoi libra falas per nxenesit.

Pjese nga fjala e LU 

Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët.

Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj.

Dhe kur qeveria të thotë se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si po paguajnë për ndërtesat e tyre, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre jashte.

Si një demokraci, përgjegjësia dhe fuqia janë me ju. Ne presim me padurim ditën kur ju te jeni udhëheqës të Shqipërisë.

Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura