Bomba e Berishës: I kërkuari Arben Frroku është ndaluar në Holandë

Apr 26, 2016 | 22:24
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e Eni Vasilit ditën e sotme, duke thënë se Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku është ndaluar në Holandë.


Berisha: Arben Frroku eshte ndaluar ne Holande… by gazeta-panorama

Sipas Berishës, Arben Frroku, i dënuar nga Apeli për vrasjen kryekomisarit Dritan Lamajt është ndaluar nga autoritetet në Holandë, mirëpo Ministria e Brendshme nuk çon të dhënat për ta konfirmuar këtë.

“Arben Frroku është ndaluar në Holandë, por Saje Qorri nuk çon të dhënat atje që ta arrestojnë dhe ta ekstradojnë, njësoj sikurse bëri kur e ndaluan në Kroaci që u çoi të dhëna se ishte në rregull”, tha Berisha.

Berisha tregon fotot: Ushtarët e Shullazit me snajpera, janë të lirë

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në emisionin “Studio e Hapur” disa foto të disa personave të armatosur me armë të rënda.


Berisha: Keta jane ushtaret e Shullazit me… by gazeta-panorama

Sipas Berishës, ata janë ushtarë të Emiljano Shullazit, të cilët bredhin ende të lirë. Berisha tha se fotot ia kanë dërguar oficerë të Policisë, ndaj ata nuk arrestohen.

Berisha: Ka prokurorë që shesin dosje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për ngjarjet e fundit në vend.


Berisha per Shullazin dhe Prokuroret qe shesin… by gazeta-panorama
Ai akuzoi Policinë si bandë kriminale e lidhur nga Shullazi. Lidhur me arrestimin e këtij të fundit, Berisha tha se policia refuzoi ta arrestonte, por ishin oficerët e Prokurorisë ata që e arrestuan Shullazin.

Pikërisht, sipas Berishës, arrestimi i Shullazit shërbeu si pikë hakmarrje e mazhorancës për ta përjashtuar atë nga Parlamenti.

Berisha tha se Shullazi para disa muajsh nxori nga komisariati nipin e tij dhe rrahu edhe policin që e kishte arrestuar.

Berisha: Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi

Ish-kryeministri Berisha i qëndroi edhe një herë deklaratës së tij për armatosje të popullatës. Ai tha se Policia është me krimin dhe se qytetarët duhet të armatosen që të mbrohen prej krimit.


Berisha: Destabilizimi po vjen, ketu do te jemi by gazeta-panorama

I pyetur nga gazetarja nëse këto deklarata destabilizojnë vendin, ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se destabilizimi po vjen, madje duke treguar edhe bindje.

“Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi. Tani ka vrasje më shumë se kurrë ndonjëherë. Asnjëherë nuk kemi qenë në këtë gjendje”, tha Berisha.

Intervista

Që nga dita kur ju bëtë një deklaratë që tronditi disi opinionin politik, pati dhe jehonë ndërkombëtare. Si e pritet vendimin për përjashtim?
U ndjeva shumë i nderuar. Pasi këtë kohë e karakterizon koha e shullazëve. Për aq sa mediat flasin e paraqesin, për aq sa komentohet e transmetohet, kjo është koha e shullazëve qeveritarë. E kam fjalën për kohën e krimit të organizuar në shkallën më të lartë. Në dy netët e fundit tritol, vjedhje me maska, arrestimin të biznesmenit në mënyrë më mafioze, e kam fjalën për zotin Neranxi, që organizonte një panair. Kjo është koha e shullazëve. Shullazi kryesor është Rama, Tahiri. Ai që i bënë Neranxit është rrëmbim. Gjetën rastin për ta kapur, ai kishte një panair që ishte një ngjarje jo vetëm për biznesin e tij, por për të gjithë sektorin e atij lloj biznesi. Është një njeri që ka qenë deputet.

Ju thoni se prokuroria është penguar për këtë dosje për shkak të rrethanave të ligjit, etj. Ka tentuar që të ndaloj policia herë më parë prokurorinë?
Nuk kam dijeni, pasi të dhënat e prokurorisë i quaj sekret më të madh shtetëror. Sekret i dosjes është kusht themelor i krimit. Prokurorë janë ata që shesin dosjet, dhe ata janë më kriminel se kriminelet. Kjo është linja më kriminale brenda atij institucioni. Unë po të garantoj se nuk bëj përpjekjen më të vogël për të marrë informacion më të parëndësishëm në këtë institucion. Askush si merr ato.

Kthehemi tek deklarata juaj për armatosje të qytetarëve shqiptare. Ju thatë se ju bën nder ky përjashtim…Ka pasur shumë komente; ‘Është deklaratë antikushtetues. ‘Fataliste’ e quajti Ben Blushi..
Nuk janë vetëm në qeveri, këto janë faktet e qeverisë dhe unë do ta faktojë. Por, të bëjnë një marrëveshje. Arma dhe njeriu. Arma dhe pushtetit. Cili është qëndrimi i pushtetit ndaj armës? Në diktaturë një nga ligjet më themelore të diktaturës është çarmatosjen e popullit. Lexoni historinë. Një nga aktet çarmatosja duke përdorur të gjithë dhunën dhe terrorin. Kurse në demokraci ky fenomen nuk ekziston. E drejta ligjore e qytetarit për të patur armën. Janë mjeranë në injorancën e tyre.

Propozimi juaj është serioz kur flisni për armatosjen?
Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik. Cilat janë demokracitë më stabël sot? Janë Norvegjia, një nga vendet më të armatosura, por edhe një nda vendet më të qeta, Finlanda, Suedia, Çekia. Në deklaratën time thashë që qytetarët shqiptarë të armatosen, jo demokratë armatosuni, as mazhoritarë armatosuni, sepse sot në mënyrë absolute nuk ka qytetar përveç qeveritarëve që ka sigurinë minimale. Çdo ditë marr pafund mesazhe. Kam marrë mesazh nga një qytetar në fshatin Marrash, kur hajdutët shkojnë i vjedhin bagëtinë. Të tilla mesazhe marr nga të katër anët e vendit. Policinë e ka marrë krimi, e ka marrë Saje Qorri, e ka marrë Shullazi. Unë kërkoj nga çdo shqiptar që të mendojë për këto probleme, sesa të rënda janë. Depot i hapën qytetarët. Problemi është se nqs shteti nuk i del zot qytetarit nuk i garanton jetën pronën, atëherë qytetari në çdo vend të botës duhet të mbrojë pragun e shtëpisë. Ne po ecim në një situatë të vështirë.

Kujt i referoheni? Për 2015 statistikat thonë se krimi është ulur.
Janë statistikë gënjeshtër. Të shkelësh mbi kufoma i thonë kësaj. Vetëm gjatë këtyre 4 muajve janë bërë 60 vrasje. Nuk shkojnë shqiptarët në luftë civile. Ata që kujtojnë se shqiptarët shkojnë në luftë civile se kanë armë, ata vetëm fantazojnë.

A rrezikon kjo deklaratë të destabilizojë?
Nuk ka patur kombe për kapita që të ketë patur më shumë armë se shqiptarët gjatë kohës otomane, apo para luftës, dhe nuk i kanë përdorur kundër njëri-tjetrit.

A është thirrja juaj që shqiptarët të mos njohin shtetin?
Shteti i tyre ka bërë një ligj për armët që i lejon çdo qytetari të kërkojë armë. E kanë amenduar edhe këta sëfundmi, pra blerjen e armës. E kanë zhvendosur në kushte tregu. Do armë, po. Ky ligj përjashton ata që kanë probleme psikike dhe ata me prcedente kriminalë. Ky ligj të autorizon të kërkosh armë kur ndjehesh në rrezik personal, pra po marr armë të mbrohem.

Po thoni që lejet jepen që të favorizohet dikush?
Jepen ose për militantët ose kundër ryshfetit 1 mijë euro..Ke dëgjuar të flitet për vjedhje banesash kanë dalë nga regjistri nuk i përmend më policia. Shiko me armë pajisen ose banditët ose nëse paguan 1 mijë euro. Ligji duhet të ndryshojë, praktika e dhënies është korruptive. Nuk bëra thirrje të armatosen demokratët jo, por të armatosen qytetarët. Do thoni po pse e bëre tani? Sepse nuk ka më siguri, çfarë sigurie ka ai që i vjedhin lekët para Sheratonit? Policia është inekzistente. Çdo njeri që vendos për të vrarë dikë të jesh i bindur që nuk pengohet nga arma, nuk është arma fajtore por vrasësi. Zvicra që ka armë, ka vrasjet më të ulëta në Europë.

Deklaratat tuaja kanë bërë jehonë dhe në mediat e huaja. A ishte qëllimi juaj ky? A mendoni se i keni bërë dëm Shqipërinë me këto deklarata?
Qëllimi im, shqetësimi im, si një ish-president, ish-kryeministër është një dhe vetëm një; sigurua e qytetarëve shqiptarë që po i detyrojnë që të largohen nga ky vend. Shkaku më madhor i vrasjes së shpresës dhe asaj që nuk përsëritet.

A i bën mirë imazhit të Shqipërisë kjo deklaratë?
Se cili është imazhi i Shqipërisë, shiko imazhin që po bëhet kundër Shqipërisë që ja ka nxirë Rama. Rama me lidhjen e tij me krimin. Çfarë ndodh sot? Unë para të vi në pushtet, kaloja nga një studio në tjetër. Unë thash që do ti zhduk bandat, nga të cilat janë; Aldo Bare, Neat Kulla, e me dhjetëra të tjerë. Shqipëria nga shpellë e krimit, nga një vend që prodhoheshin libra për mafian, u bë një nga vendet më të sigurta. Bandna e Elimjano Shullazin është banda më e rrezikshme në gjithë historinë e vendit.

Prandaj se luftuat dot në kohën tuaj?
Në atë kohë nuk kishte bandë. Në kohën time ishte Dritan Dajti. Kurse ky nuk ishte në atë përplasje. Në kohën time është arrestuar 7 herë është dënuar disa herë. Por në vitin 2014 ky u shpërblye në kohën e Ramës. Emiljano Shllazi nga Edvin Shullazi mori paret me vendim qeverie. Pra, është më i rrezikshëm. Pse? Sepse ka lidhjet më të fuqishme politike me kreun e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm, Tahiri.

Ministri i Brendshëm ju ka ngritur një sfidë se ju kërkoi të ngrinin një Byro Hetimore..
Të gjitha u bënë me leje të Saje Qorrit dhe Shullazit. Janë foto të personave me armë. Ja ku e ruan gjeneralin. (Tregon fotot) Pasi ka marrë vesh se kush e denoncoi, janë bërë oferta të mëdha, kërcënime të mëdha. Të gjitha këto i kam nga oficerë policie. Çfarë ndodhi më 11 shkurt 2014, kur 4 bomba shpërthyen në Tiranë. U gjet një megabombë me gozhda e bulona afër shkollës. Një nga bombat plasi të farmacia e kontrabandistit Tahiri. Çfarë më thotë mua oficeri që drejtoi hetimin. Arrita se bombat e i ka vënë banda e Shullazit.

E hoqën nga grupi i hetimit. Pse u liruan Gjuajt? A nuk u mor në Norvegji një Brukaj, Brukaj? Po ç’bëri Saje Qorri? Doli që ishte trillim dhe sajesë. Kjo u bë që të mos shkohej tek Shullazi. Gjutaj i çoi tek Shullazi. Prokuroria ti vëjë hekurat Saje Qorrit për terrotin me 4 bomba që i ka bërë qytetit të tij…

A jeni i gatshëm ti publikoni fotot që më treguat?
Ka një problem hetimi, por do ta shoh nëse nuk cënojnë hetimin
Pse e akuzoni Tahirin?
U dha lajmi që u plagos Shullazi në Qafë Kashar, por Saje Qorri përgënjështroi policinë thoshte se nuk është plagosur. E nxori Shullazin për t’i thënë Lul Bashës fole më për mua ke për të lënë kokën.

‘Armatosja” Do ta përktheni në nismë reale në parlament?
Ligjin, kur dëgjon një ish ministër se Berisha kërkon legalizimin e armëve po them je i pashpresë me atë nismë që ke. Ky është ligji mbi bazën e të cilit qytetarët shqiptarë mbajnë armët. Armët nuk janë të ndaluara për qytetaret që i kanë me leje. Ky ish ministër ka qenë aktiv por i konsideron armët rrezik absolut për njerëzimit.

Rama tha se duhet të shkoni në prokurori në lidhje me deklaratën e bërë nga ju..
Do shkoja që nesër. Padyshim që shkoj. Jam kundër çdo forme korrupsioni. Unë do të përpiqem, por s’do e shtrojë platformë partiake, zero tolerancë është platforma partiake.

Ja ta zëmë se zgjedhjet e 2017 do i fitojë PD. Çdo bëhet me këto armë që do shpërndahen?
E the bukur. Armët në duart e qytetareve nuk përbëjnë rrezik. Armët përbëjnë rrezik për kriminelët. Po të duan ti dorëzojnë, po të duan ti mbajnë, e do i jepen leket, më pak se janë konsumuar. Amë mund të kenë, 1, 2, 3.

Një ditë pas deklaratës ju keni pasur një takim me ambasadorët Vlahutin dhe Lu. A keni diskutuar për deklaratën tuaj?
Asnjë fjalë e vetme nuk u ngrit, asnjë presje e vetme. Në mënyrë kategorie jo. As edhe një falje e vetme. Është diskutuar për Shullazin, për lidhjet, etj, Por nuk kanë hapur asnjë fjalë për atë çështje. Pse mediat ndërkombëtare e paraqitën aq mirë deklaratën time? E paraqitën mirë.

Se nuk është deklaratë e zakonshme bërë nga një ish-kryeministër
Jo thanë se aty s’ka siguri

Ju cituan juve.
Jo.

Kthehemi tek takimet. Pse ju takuan juve për reformën në drejtësi?
Sepse unë jam ish-president.
Pse jo zotin Basha?
Ata e takuan para se të vinin tek unë. Ata më takuan për një eksperiencë politike.

Ka diçka të veçante tek ju..
Tek unë ka një eksperiencë më të gjatë në fushën e politikës.

A po e përdorni ju çështjen Shullazi si një arsye për të vonuar reformën në drejtësi?
Edi Rama përdor në këtë mënyrë avokatinë e Shullazit. Po kujt ia thotë ai këto? Rama në një akt të papredcedentë për t’i bëri qefin Shullazit më përjashtoi mua për një deklaratë, është shkelja e themeleve të një parlamenti. Nëse ishte thirrje antikushtetuese le ta dërgojë në Gjykatë, por nëse përjashton deputetët e bëri për Shullazin. Nëse Rama është i interesuar për reformën, pse nuk vepron. Ne kërkonim për tre javë rresht të mos bllokonte vendimin e Kushtetueses. Nëse atij deklarata ime iu duk antikushtetuese le ta çonte në Gjykatë, nuk është Rama gjykatës. Kjo është gjithçka. A e di ti raportin e Shullazin me drejtorin e Policisë së Durrësit? Është 10 herë më i afërt se raporti i atij drejtori me çdo zyrtar tjetër të vendit. Nga ajo derë kanë shkuar tonelata drogë në Itali, dhe Perlatit s’i ka hyrë gjemb në këmbë. Pse u vranë dy djem në Durrës? Sepse ngatërruan ngarkesat e drogës. Perlati s’bën asgjë nga mëngjesi në darkë, veçse mbyll ngarkesat e drogës. Situata është më e rrezikshme se kurrë. Kreu i bandave është Edi Rama. Dëshmitarët tërhiqen njëri pas tjetrit, është një presion i tmerrshëm mbi ata qytetarë shqiptarë sot. Kjo është dëshmia më flagrantë e pushtetit të mili partisë në këtë vend. Fakti që kjo po ndodh tregon se koha është e Shullazit, se Rama e ka idhull Shullazin. Rama merr dhe dërgon në burgun e Burrelit për t’i marrë intervistë Jaho Salihit, vetëm për të thënë e adhuroj Ramën. Ai ka një krim, që pasi ekzekutoi të shoqen e përdhunoi për 24 orë rresht.

Ç’mund të na thoni në lidhje me vizitën e Ramën në SHBA?
Pritet sepse ka një deal të rëndësishëm marrja ose boshatisja e kampit ‘liria’ për të marrë e muxhahedinëve. Kanë qenë një nga problemet e SHBA-ve. Rama bëri gjithçka për ta fshehur dhe Kerry kur e pa se po e fsheh. Unë u nisa, mora kontingjentin e parë, si një kontingjent pilot. Atë që e quaj të turpshëm, fshehje tipike staliniste, po bëjmë për qëllime të tilla. Kryesorë është kjo temë.

Do të pranonte të fliste me një kryeministër të inkriminuar?
Që të them unë ty ai u thirr për tu falënderuar për këtë në radhë të parë. Për këtë e meritonte. Se Gjermania nuk i mori dhe asnjë vend tjetër. I mori Shqipëri, i mora unë i pari, e më pas i mori ai, bravo. Nuk përbën pasaportë

Pyet një qytetar, pse duhet i marrim ne?

Presidenti i Hondurasit u prit nga presidenti i SHBA-ve dhe një nga pyetjet që iu bë nga Obama që të përfitosh nga një fond, unë kërkoj nga ty që të lejosh hetimin e korrupsionit. Pas 6 muajsh presidenti i Hondurasit u arrestua

Cili është morali i Fabulës?
Që Obama e dinte se presidenti i Hondurasit ishte i korruptuar.

Pra ai e di se Rama është i korruptuar?
Që ai e di se ka dhe tablatet e telefonatave të Ramës me Shullazin, se këtë nuk e ka.

Tahiri i kërkoi të ngrihet komision hetimor për të vërtetuar lidhjet e tij me Shullazin…
Komisioni nuk mund të marrë qoftë edhe dokumentin më minimal nuk e lejon Kushtetua. Mund të bëhet vetëm për faktin se si është zbatuar ligji.

A është blof deklarata?
Po, blof i plotë se ai e di që nga dosja e hetimit, se shërbimet janë detyruar të punojnë të mbrojtur nga informatorët e Shullazit.

Reforma në drejtësi pse ka ngecuar?
Venecia i dha të drejtë vërejtjeve tona. Me atë draft që kishte paraqitur Edi Rama bëhej kryegjykatës, kryeprokuror dhe Venecia tha Po, e rrëzoi në 34 pika. Cfarë përgjegjësie kishim ne? Drafti u nis nga e para. Draftin e dytë ia rrëzoi e palosi sërish Venecia. Cfarë përgjegjësie kemi ne? Asnjë përgjegjësi. Erdhi drafti ajo e famshme BKH e rrëzoi sërish Venecia.

Ka mbetur pezull si cështje BKH…
Venecia ka deklaruar që BKH të jetë në varësi të prokurorisë dhe jo të Saje Qorrit. As në varësi të Edi Ramës Reformën e dënoi vetëm Edi Rama se ka në qafë vilën e Surrelit të ndërtuar me 2 milionë dollarë dhe i ka dhënë Carapulit shullaz. Ky Fezgo Kodra është menaxher i kompanisë së Shullazit, ky na bëhet pronar i Vollgës…Fezgo Kodra menaxher i Pandi Carapulit, tani del pronar për Vollgën ato janë para të Pandit

Do t’i zgjidhë reforma në drejtësi këto çështja?
Ne e mbështesin reformën, nuk do lejojmë kapjen e sistemit nga Rama. Nëse ka aferë korruptive më të madhe në tokë se koncesionet e Ramës, nuk ndodh.

Rama thotë se është futur në borxh për të shlyer dëmet tuaja?
Me këtë gënjen shqiptarët ata. Vetëm një injorant thotë një gjë të tillë. Thotë kam marrë borxh 1.6 mld e kam paguar 2.2 mld. Nga i ranë paratë nga qielli. Borxhin e ka 72.4%. Berisha e la 62.6%. Ai s’di sa është borxhi ndaj.

Ndalojmë tek stadiumi?
Është kulla e Osli Ramës. Projekti im gjithsej kushtonte 25 mln euro, dhe ishte me disa mijëra vende me shumë. Ishte projekt spanjoll, kuq ezi. Më i bukur se i këtij arkitektit të ryshfetit. Zgjidhi të vetmin arkitekt që dinte të fliste me ryshfet. FIFA i jep mijëra euro vendit për projektin. Rama thotë asnjë qindarkë. Të tjerët marrin anekset.

Po për akuzat ndaj familjarëve tuaj kur ishit në qeveri, e sot akuza për familjarët e Ramës…
Çdo akuzë është bërë nga mediat për Olsi Ramën, dhe jo nga Berisha. Kompania për stadiumin fitoi pas një garë me kompani tjetër. Nuk merr pjesë kush në tenderin e landfillit të Maminasit se u çon Shullazin ai. As për stadiumin, se çon Olsi mesazhi, se çdo i bëjë të gjitha Shullazi.

Ndalemi tek sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, ku flitet për pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe opozitës. Si e lexoni ju këtë sondazh?
Jam njeri që përgjithësisht nuk u besoj sondazheve. Jo se nuk u besoj të gjithave, por dua të kem siguri tek kompania që i realizon. Që këtu ka një vrasje të përgjithshme shprese nga kjo qeveri është e dukshme. Por hyn edhe frika në mes. Në historinë këtij vendi nuk ka ndodhur kurrë që asnjë dëshmitar të mos denoncojë. Përveç rastit të dy akademikëve. 36 persona e kanë refuzuar Blendi Fevziun për të folur në emisionin e tij për Shullazin. Pra këtu ka frikë. Në 2017 mund të ketë farsë, po jo zgjedhje. A është shenjë diktature që dëshmitarët tërheqin një e nga një deponimet që kanë bërë në polici. Revolucion demokratik me të gjitha mjetet e mosbindjes paqësore. Revolucion do të thotë të ulesh aty në bulevard një muaj rresht derisa kjo klikë të largohet. Unë aktualisht janë deputet i PD. Unë shkruaj atë që besoj.

E keni diskutuar me Bashën këtë?
Asnjëherë. Unë nuk jam pjesë e udhëheqjes së PD. Edhe në parlament kam bërë thirrje për revolucion demokratik.

Ju thoni nuk ka zgjedhje? Çdo të thoni me këtë?
Nuk mund të ketë zgjedhje me këtë nivel krimi. Sot është mbjellë kanabis në Shqipëri ndoshta më shumë se 20 vite së bashku. E gjitha është në patronazhin e policisë. Fshati Lugjaj më thotë njëri nga policia e kanë mbushur tokën plot. Është si një pishë e vogël kjo bima, që kur lulëzon mund të peshojë gjithë ato kg. Për çdo rrënjë, Shullazi e të tjerët marrin 30%, 40%, 50%. Kryeministri i jugut 100 herë është shprehur për legalizimin e kanabisit. Po kërpi është kërp, ndërsa kanabis janë qindra lloje. Greqia e legalizoi kërpin, po jo kanabisin.

Kjo qeveri gjëja e parë që ka bërë ka qenë Lazarati..
Ishte politike. Mbylli Lazaratin, dhe e bëri Shqipërinë Lazarat. Këto do t’i faktoj. PS dhe LSI pa banda dalin 100% në minorancë. Këto banda i marrin votat. Bandat dhe paratë e drogës zgjedhjet i kanë asgjësuar pa u mbajtur. Shqipëria tani do ja kalojë edhe Meksikës për prodhimin e kanabisit.
Çdo proces zgjedhor do të jetë i pamundur në Shqipëri?
Pa një revolucion demokratik do të ishte e pamundur.

Ndalemi tek ekonomia. Ju pse mendoni se kemi mbërritur në këtë situatë, cila është përgjegjësia e opozitës?
Jemi këtu për shkak të qëndrimin armiqësor dhe klientelist të Ramës ndaj biznesit. Ka larguar miliona para nga vendi, ka penguar çdo investim të huaj. Në 3 vite nuk regjistrohet asnjë kompani e vetme serioze. Në vend të kompanive të mëdha që sollëm ne, sot kemi Olsi Ramën, që na e bëri Spitallën siç deshi, po bën kullën siç deshi, dhe kompanitë e mëdha po ikin. Shkak tjetër është Shullazi dhe shullazët. Nëse ne shfaqemi si vendi më i pasigurt i Europës do të ikin investitorët. Këtu nuk ke kurrë shans të fitosh, por vetëm kompania e Safet Gjicit, që vitin e kaluar ka fituar 58 tendera. Nuk ka gjë më kriminale se të monopolizosh 2-3 kompani.

Shpifje i cilësoi këto Rama?
Ai është i papërgjegjshëm, se s’di çfarë flet. Këto janë të dhëna zyrtare. Vendi i Pontës e pret. Reforma do të bëhet, dhe do jetë i pashpresë në ato që ka bërë dhe bën. CEZ-i është afera e tij e tmerrshme korruptive. Paratë që ka marrë nga CEZ do të vijë dita që do të gjenden. Pse nuk i anuloi ky pullat fiskale, apo markimin e naftës? Përkundrazi. Po faktove korrupsionin më të vogël rrëzon çdo kontratë, ky është ligji i arbitrazhit ndërkombëtar. Nëse kishte korrupsion, Rama i rrezonte pa vështirësi. Korrupsioni lë shenja. Kontratat e mëdha kontrollohen nga institucione të mëdha. Ne e bëmë markimin, por Koçoja që është më i zi si nafta nuk ndalej. Para 3 javësh i ka dhënë autorizimin të markohet gjithë nafta e nxjerrë.

Cfarë po bën opozita për të mbështetur biznesmenët që po falimentojnë, këta sipërmarrës?
Opozita ka dëshmuar seriozitetin më të madh, ka alternativë për paketën fiskale, ka denoncuar dhunën, korrupsionin që po bëhet ndaj tyre. Opozita ka dërguar në parlament amendamente të shumta për biznesin.

A jeni për koalicion PD-LSI?
Atij që nuk drejton nuk i takon me u marrë me këto. Unë prapë i them .. Në qoftë se sovrani më jep mua një kohë votash dhe me to nuk krijoj qeveri para se ta çoj vendin në zgjedhje unë bëj koalicion. Basha është kryetar partie nuk ka pse pyet Sali Berishën për ato që do bëjë.

Janë të paktë ata që e besojnë..
E kanë gabim

Do ta bojkotoni parlamentin?
Nuk shkohet në atë sallë pas vendimit që mori Kuvendi të diktuar nga Shullazi

Transferimet e grupit të Shullazit si i komentoni?
Po lehtësohen. Gilmandon e kanë çuar për ta lehtësuar në Fushë-Krujë, gjithçka këtu është Saje Qorri dhe Edi Rama. Emilajni i vërtetë është Edi Rama, Mili është i partisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura